Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e nesërme e opozitës do të ketë surpriza, por jo dhunë. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.
"Nuk ka qenë dhuna asnjëherë pjesë e LSI, asnjëherë. Nuk kemi pasur nevojë të bëjmë dhunë. Forca e argumentit është kaq e qartë, problemet kritike janë kaq të forta saqë ulërijnë vetë. Ky është zëri i protestës dhe zëri jo thjesht i LSI, por i gjithë partive të tjera. Ne jemi zëri i qytetarëve atje. Ne jemi atje me këta mijëra qytetarë sepse janë mijëra probleme për tu zgjidhur. Sa i takon skenarit një gjë është surprizë: Mënyra, forca e fjalës, argumenta tronditëse që shqiptarët do ti rrimarin dhe do ti thonë akoma me zë të lartë. Nuk ka surpriza dhune. Me surprizat e dhunës ju jeni njohur me 21 janarin që kemi lënë pas. Të gjithë e mbajnë mend edhe dhunën e pashembullt ndaj policisë. Protesa do të jetë madhështore në dimensionet që e bëjnë të jetë krenare Shqipëria. Protesta do të jetë paqësore, mënyra, kohëzgjatja, mesazhet, fjalët që do thuhen.", tha Vasili.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vasili-protesta-do-kete-surpriza-por-jo-dhune