Report TV - Familja Braka jeton vetëm me pensionin e kryefamiljarit invalid në Akërni të Vlorës

2018-05-11 0

Sokrati, i paralizuar dhe bashkëshortja e tij jetojnë vetëm me pagesën e invaliditetit që ai merre, cila siç tregojnë edhe ata vetë nuk del as për ilaçet dhe pagesën e faturave. Apartamenti është i amortizuar plotësisht dhe ata nuk kanë asnjë mundësi për ta rikonstruktuar. Por kësaj gjendje, e cila vijon e të rëndohet prej 8 vitesh i shtohet edhe rreziku nga depozitat e ujit të vendosura në tarracë që rrezikojnë të shembin të gjithë banesën.

?Çdo gjë që bie jashtë bie edhe brenda në shtëpi, duhen hequr të gjitha pjesët e vjetra që janë shtuar para shumë vitesh, kemi nevojë për ndihmën e shtetit se vet nuk e përballojmë do,? tha Sokrat Braka.