Report TV - Prezantohet programi i përbashkët kulturor Shqipëri-Austri

2018-05-11 0

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Austri nga viti 1916-1918, do të jenë në fokusin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore të këtij viti.

Ambasada Austriake në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, organizuan një konference të shoqëruar me një ekspozitë kujtimesh. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka deklaruar se Viti Kulturor Shqipëri-Austri do të kurorëzohet me dhjetëra projekte në Tiranë, Shkodër, Durrës e më gjerë.

Me këtë rast janë preznatuar disa nga projeket. Pas prezantimit të programit Kulturore është zhvilluar një konferencë shkencore që sjell në kujtesë periudhën e viteve 1916-1918, kur Austro-Hungaria administroi më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë.

Free Traffic Exchange