Reagime per ekstradimin i Nezar Seitit

2018-05-11 0

Prokuroria e Përgjithshme do të nisë një verifikim për procedurën e ekstradimit drejt Italisë të Nezar Seitit.

41-vjeçari u arrestua në Vlorë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Katanias si një nga pjesëtarët kryesore të grupit të Habilajve.

Por në të njëjtën kohë Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për hetimet që po kryheshin në Shqipëri.

Kërkesa për ekstradim e palës italiane u shqyrtua nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi ta pranojë. Por dyshimet mbi të cilat prokuroria vendosi të kryejë verifikimet kanë të bëjnë me një mos rakordim të institucioneve në vend.

Ministria e Drejtësisë njoftoi zyrtarisht ditën e enjte së për rastin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Ekstradimi sipas dikasterit që drejtohet nga Etilda Gjona është bërë mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Për këtë, Ministria është vënë në dijeni nga Prokuroria, e cila në 10 Janar ka sqaruar se nuk asnjë pengesë për ekstradimin e Seitit.

Prokuroria do të verifikojë se përse Ministria e Drejtësisë nuk është vënë në dijeni të faktit se për Seitin ka pasur masë arresti edhe në Shqipëri, çka do të thotë se përpara se të vendosej për ekstradimin, duhej marrë në konsiderate edhe fakti që Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masë arresti me burg në vendin tonë.

Një tjetër episod që pritet të sqarojë verifikimi që Prokuroria e Përgjithshme thotë se do të nisë së shpejti është roli i Drejtorisë së Burgjeve.

Prokuroria dyshon se ligjërisht ai nuk mund të lejohej të largohej nga burgu duke qenë se kishte në ngarkim dy masa sigurie.

Prokuroria do të duhet të verifikojë dhe veprimet e saj, pasi ka qenë një prokuror i Tiranës, ai që ka përfaqësuar kërkesën për ekstradim në Gjykatën e Shkallës së parë në kryeqytet.

Free Traffic Exchange