Ora News - Opozita bashkë: Nesër në protestë me familjet tona. Edi Rama ka frikë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleatët e opozitës u mblodhën sot në selinë PD për të rakorduar protestën që do të nisë nesër në orën 12:00 para kryeministrisë.

Kryetari i PD-së ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e nesërme ku ai do të jetë së bashku dhe me familjen

Lulzim Basha: " Të dhënat flasin për një marrëdhënie rekord pjesëmarrjeje. Në sheshin e protestës do të vijnë me qindra dhe mijëra shqiptarë të bindjeve te ndryshme politike në një protestë paqësore dhe popullore të vendosur për të çliruar qeverinë dhe drejtesinë nga krimi. Nuk do të jetë luftë as spektakël por protestë madhështore. Do të shpallë që shumica e popullsisë nuk pranojnë bandidët në qeveri. Dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve. Nesër është dita e bashkimit të një shumice ndaj pakicës, e cila nuk ka rrugë tjetër veç të largohet e t?i hapë rrugë qeverisë antimafia

Po a do të ketë dhunë?

Monika Kryemadhi: Edi Rama ka frikë. Nuk ka për të pasur asnjë dhunë e vetmja dhunë është provokatorët e Edi Ramës dhe ne do të marrim masa për të mos qenë pre e punonjësve civilë të policisë së shtetit.

I bëj thirrje Xhafës të jetë i kujdeshëm se në të kundërt do të përballet me realitet të hidhur.

Lulzim Basha: Çdo skenar dhune që shprehet, si burime policore, shpreh panikun e Edi Ramës

Po çfarë do të ndodhë më pas, 28 janar?

Monika Kryemadhi: Do ta vendosë populli.

Ne takim

Në takim ishin kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën nesër (27 Janar 2018), e cila do fillojë në orën 12:00 dhe do përfundojë në orën 16:00.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/detaje-nga-protesta-neser-ne-1200-basha-mbledh-aleatet-ne-pd

Free Traffic Exchange