Report TV - Çmenden tifozët e Lushnjes në Durrës, dhunojnë policinë

2018-05-11 1

DURRES - Në ndeshjen e futbollit midis Lushnjës dhe Teutës së Durrësit tifozët janë përfshirë një sherr masiv, teksa është ushtruar dhunë edhe ndaj një punonjëseje të policisë në stadium. Stadiumi ?Niko Dovana? për disa minuta u kthye nga një vend për të parë futboll në arenë për përleshje.

Gjatë përplasjes midis tifozëve është dhunuar edhe një efektive femër. Ndeshja e futbollit është ndërprerë për disa minuta deri sa situata u qetësua. Policia shoqëroi disa prej tifozëve që ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe polices.

Free Traffic Exchange