Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Fierit vendosi detyrim paraqitjeje për 4 banorët e arrestuar për kundërshtim të policisë dhe protestë të paligjshme kundër ndërtimit të inceneratorit të fshatit Vërri. Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin, por vendosi ti nxjerrë nga qelia, kërkesë kjo edhe e prokurorisë.
Vendimi u prit me duartrokitje nga një grup banorësh që ishin mbledhur para gjykatës gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Zylyftar Delibashi, në emër të banorëve tha se protestat kundër inceneratorit nuk do të ndalen, por do të formalizohen me leje.
Delibashi: Për atë vend atje, ne jemi direkt prapë në protestë, po do e bëjmë dicka legjitime. Do bëjmë kërkesën për të protestuar.
Një pjesë e banorëve të Vërrisë prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër projektit që parashikon ndërtimin e një inceneratori në zonë.
Protestuesit lirues
Aleksandër Bita, 52 vjeç
Eridjon Janji, 32 vjeç
Bledjon Bita, 43 vjeç
Zylyftar Delibashi, 67 vjeç
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjykata-liron-protestuesit-kunder-inceneratorit-te-verrise