Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë dyditore në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, z. Nurettin Canikli. Ministri Canikli e priti zonjën Xhaçka me truprojë nderi dhe ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Në takimin e ministres Xhaçka me homologun e saj turk, veç marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, u diskutua edhe për bashkëpunim dypalësh në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes.
Ministrja Xhaçka e falënderoi homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë për Forcat e Armatosura shqiptare, kryesisht sa i përket modernizimit, arsimimit ushtarak, kujdesit shëndetësor, por edhe stërvitjeve.