Report TV - Protesta e opozitës, Basha: Nuk do ketë luftë, do dal bashkë me familjen time

2018-05-11 0

"Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu.

Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord në protestën përpara Kryeministrisë.

"Kemi rakorduar me aleatët parlamentare të gjithë detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve, të gjitha flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme.
Sot ka një marrëdhënie të ndryshme me pushtetin, shumica e qytetarëve nuk ka dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja e të gjitha halleve dhe padrejtësive që përjetojnë të gjithë shqiptarët. Kjo është arsyeja se përse nesër në shesh do të derdhen qindra e mijëra qytetarë, demokratë dhe socialistë.