Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje për katër prej protestuesve të ndaluar gjatë protestës kundër ndërtimit të inceneratorit në Fier.
Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç dhe Zylyftar Delibashi, 67 vjeç, kanë dalë sot përpara gjykatës së Fierit për t'u njohur me masën e sigurisë ku gjykata i ka lënë të lirë por me detyrim paraqitje.
Një nga të arrestuarit ka thënë përpara gjykatës se policia i kishte thirrur për sqarime dhe pasi janë marrë në pyetje u është komunikuar arrestimi.