Dalin para gjykatës protestuesit kundër inceneratorit në Fier, na arrestuan me duar në xhepa

2018-05-11 1

Banorë të fshatit Verri të Fierit kundërshtojnë ndërtimin e një inceneratori në këtë zonë për trajtimin e mbetjeve urbaneve.

Gjatë proptestave të ditëve të fundit, banorët janë përplasur edhe me policinë, çka ka bërë që katër prej tyre të ndalohen.

Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç dhe Zylyftar Delibashi, 67 vjeç, siç duket edhe nga kjo foto e siguruar nga Shqiptarja.com, kanë dalë sot përpara gjykatës së Fierit për t'u njohur me masën e sigurisë.

Një nga të arrestuarit ka thënë përpara gjykatës se policia i kishte thirrur për sqarime dhe pasi janë marrë në pyetje u është komunikuar arrestimi.