Report TV - Dosja CEZ, përmendja e Shkelzenit në E-mailin e Hejsek dhe dëshmia e Karajt

2018-05-11 0

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga Juristi i OSHEE, Romeo Kara, njeriu që ngriti perden dhe zbërtheu të gjitha prapaskenat e një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Kara, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj, i cili ishte ndërmjetësi mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, për privatizimin abuziv të OSSH. Kara theksoi asokohe se nuk kishte dokumente për të vërtetuar këtë pretendim, por shprehu dyshimin e tij.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

Free Traffic Exchange