http://www.vizionplus.tv
https://twitter.com/sokolballa
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të shtunën Partia Demokratike ka thirrur një protestë. Por ende shumë nuk e kanë të qartë se çfarë synon ajo. E thirrur pak me shume se një muaj pas perleshjeve brenda dhe sallës së Kuvendit diten kur u zgjodh zevendesuesi i Adriatik Llalles, dhe me nje retorike te shtuar kritike ndaj kandidateve per organet e reja te drejtesise, protesta e opozites duket se qëllimit te njejtë synon ti jape nje tjeter shpjegim: se kundershtite e saj per reformen ne drejtesi, s?kane lidhje me te, por me kapjen e re te saj nga qeveria. E cila gjithashtu sipas Bashes na qeveris keq dhe rritjen ekonomike e bazon tek hashashi. Te cilin kriminelet thote opozita e mbjellin dhe shesin me ndihmen serish, te qeverise. Por protesta e 27 janarit, behet pothuajse ne shtate vjetorin e nje tjeter proteste, asaj te heshtur te 28 janarit te vitit 2011, nje jave pas demonstrates se 21 janarit kunder nje skandali te qeverise Berisha, ku humben jeten 4 vete. Nje ngjarje per te cilen, ende nuk eshte vene drejtesia. Ashtu si shtate vjet me pare, PD eshte serish aleate me LSI, martesë e gjykuar si jetike nga Sali Berisha. Dilema e fundit, nder persete e shumta, qe peshojne mbi protesten e Partise Demokratike, thirrur te shtunen ne bulevard. Aty ku gati nje vit me pare u ngrit nje çader e cila ndejti tre muaj dhe u fashit per tre sekonda. Ndaj sonte shume vete pyesin se perse duhet ti bashkohen nje çadre te vjeter, qe premtoi, por i genjeu per nje Republike te Re? Ne studio me Aldo Bumci,Bledi Çuçi,Arjan Vasjari,Skender Minxhozi.
Çdo te hene dhe te enjte ora 21:00, formati kryesor politik në prime time në Vizion Plus, ideuar dhe moderuar nga gazetari i njohur Sokol Balla