Parlamenti rrezon listen e KLP e KLGJ

2018-05-10 0

Mungesa e konsensusit të opozitës bëri që lista e 10 kandidatëve të përzgjedhur me short për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë gjyqësor të rrëzohet në parlament. Për miratimin e saj duheshin 93 vota, por opozita ashtu siç e kishte deklaruar më herët votoi kundër procesit të cilin e cilëson të delegjitimuar.

Kushtetuta përcakton që kuvendi duhet të rinisë procedurën nga e para në nënkomisionin Ad hoc, për të përzgjedhur një listë të re nga propozimet e shoqërisë civile, radhët e avokatisë dhe trupa e pedagogëve . Procedura përsëritet në nënkomision jo më shumë se dy herë, e në rast se lista nuk miratohet për herë të tretë, kandidatët e saj konsiderohen të zgjedhur nga parlamenti.

Më herët opozita e shfrytëzoi seancën plenare për t?u bërë thirrje shqiptarëve t?i bashkohen protestës së 27 janarit për largimin e qeverisë.

Kundërpërgjigja e socialistëve erdhi nga Taulant Balla i cili nuk la pa ironizuar aleancën PD-LSI.