Report TV - Opozita voton kundër, Kuvendi rrëzon listën e kandidatëve për KLP dhe KLGJ

2018-05-10 0

TIRANE-Pas 11 orësh diskutime dhe debate Kuvendi nuk ka miratuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër. Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok. Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë. Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë. Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet duke nisur nga komisioni ?ad hoc?.

Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta bërë sërish listën, mbledhja pritet që të bëhet nesër, pasi të shtunën opozita është e angazhuar në protestë. Nëse nuk miratohet me konsensus, kjo listë do i dërgohet sërish Kuvendit për 93 vota. Por nëse sërish do të dështohet, atëherë komisioni ?ad hoc? do e bëjë për herë të tretë listën, e cila do të quhet e miratuar pavarësisht votave.