Skandali me borxhet prej 704 milionë Dollarë të kompanisë "ARMO", ka shkaktuar debat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe analistit Lorenc Vangjeli.
Gjatë debatit në studion e emisionit "Opinion", Vangjeli sulmoi Bashën duke i thënë se të gjitha palët politike, e djathta dhe e majta janë fajtorë për keqadministrimin e "ARMO-s", duke i konsideruar të paaftë dhe mallkimi i këtij vendi.
Lorenc Vangjeli - Lulzim Bashës: Të gjithë jeni grabitës, të paaftë jeni, të gjithë jeni mallkimi i këtij vendi. Nëse nuk keni grabitur, nuk keni mundur ta ndaloni.
Lulzim Basha: Nuk ka dallim më të madh se sa midis meje dhe Edi Ramës. Ai sjell kriminelët, unë bëj ligj kundër kriminelëve.