Stop - Noterja shet 2 herë apartamentin, Aluizni legalizon shtëpinë në gjyq! (25 janar 2018)

2018-05-10 8

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-104-sezoni-3/

Jashar Gllava tregon në emisionin ?Stop? se në Tetor të vitit 2012 bleu një apartament nga kompania ?2 AL? sh.p.k., duke firmosur kontratë shit-blerjeje në zyrën e noteres Edlira Hyseni.

Pas dy muajsh e njëjta notere i shet të njëjtin apartament shtetasit Elvis Xhaferri.

Çështja shkoi në gjyq dhe është aktualisht në Gjykatën e Lartë, por gjatë kohës së gjykimit blerësi i dytë, Xhaferri pajiset me leje legalizimi nga ALUIZNI Tiranë.

Gazetarja e emisionit ?Stop? i kërkon shpjegime për shitjen e të njëjtit apartament noteres Hyseni, e cila mjaftohet të thotë se nuk mban mend dhe nuk është e detyruar për këtë.

Ndërsa drejtori i ALUIZNI-T, Krenar Cenollari përgjigjet se i është drejtuar gjykatave dhe nuk ka çështje për palët në konflikt për apartamentin.

Por pasi gazetarja e emisionit siguron ankimimin gjyqësor, zoti Cenollari thotë se do ta bllokojë lejen e legalizimit dhe do njoftojë edhe hipotekën për këtë bllokim, deri në vendimin gjyqësor të formës së prerë.

?Në vitin 2012 unë kam blerë një shtëpi te ?2 AL? sh.p.k. dhe kam firmosur kontratën te noterja Edlira Hyseni. Kam paguar 40 mijë euro. Nuk u futa direkt në shtëpi se shtëpia nuk ishte e mbaruar. Pas dy muajsh kam ardhur dhe kam gjetur derën të vënë nga një person i dytë që e ka blerë, Elvis Xhaferri. Filluan konfliktet me të dhe pastaj filluam gjyqet. Në Shkallën e Parë e mori blerësi i dytë, pastaj shkuam në Apel, që e ktheu për rishqyrtim. Por kur Apeli e ktheu për rishqyrtim ky bëri rekurs për Gjykatën e Lartë. Jemi në proces gjyqësor, por blerësi i dytë ka marrë te ALUIZNI legalizimin. Ata automatikisht duhet t?i ndalojnë këto veprime. Në kohën që ky e ka hedhur te ALUIZNI ka hedhur edhe per hipotekë. Prandaj i jam derituar emisionit ?Stop?, të më ndihmojë?.

Gazetarja e emisionit ?Stop? iu drejtua zyrës së noteres Edlira Hyseni për të marrë një përgjigje sesi ka mundur të bëjë dy kontrata shit-blerjeje për një apartament.

Gazetarja ? Si ka mundësi që ju në datë 15 Tetor 2012 keni lëshuar këtë kontratë shit-blerjeje qytetarit Gllava dhe pastaj më datë 12.12.2012 ke lëshuar po këtë numër pasurie, po këtë apartament, qytetarit Elvis Xhaferri?

Noterja ? Objektet që shiten i verifikon praktikisht shitësi dhe blerësi. Pronat e paregjistruara nuk e kanë pasur asnjëherë?

Gazetarja ? Po mirë moj zonjë, nuk e ke fiksuar ti?nuk e ke fiksuar ti, kur të erdhi administratori në fillim, që unë këtë apartament e kam shitur njëherë.

Noterja ? Tani ? noteri nuk fikson. Jo, noteri nuk fikson, noteri sheh letrat. U sqaruam?

Gazetarja ? Po mirë, çfarë të bëjë ky qytetari tani që i kanë ikur 40 mijë euro?

Noterja ? Thashë t?i drejtohet organeve?Shteti ka organe të caktuara, t?i drejtohet edhe të ?

Gazetarja- Po është faji jot moj zonjë!

Noterja ? Kush jeni juve që thoni është faji im?

Gazetarj...