Ora News - Gripi dhe fruthi, ISHP: 14 mijë persona të prekur nga viruset A dhe B

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri 14 mijë persona janë të prekur nga viruset gripale dhe 27 me fruth, por ekspertët e shëndetit thonë se vendi nuk është në epidemi gripale. Që të quhet epidemi numri i rasteve duhet të kaloj 17 mijë të prekur. ISHP rekomandon qytetarët të mos neglizhojnë e simptomat dhe të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes.

14 mijë persona rezultojnë të prekur në të gjithë vendin nga viruset gripale të tipit a dhe b të cilët qarkullojnë në Shqipëri. Krahasuar me dy jave më parë, statistika e të prekurve është rritur me 1000 raste, por mjekët thonë se vendi është ende larg epidemisë gripale.

Artan Simaku: Aktualisht janë rreth 14 mijë raste në javë. Jemi shumë larg pragut epidemik, pra nuk ka vend për panik. Kemi hyrë në fazën e aktivitetit sezonal stinor normal.

Vendi hyn në epidemi gripale kur numri i të prekurve kalon 17 mijë persona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gripi-dhe-fruthi-ishp-14-mije-persona-te-prekur-nga-viruset-dhe-b