Tsipras ne Prill, vizite ne Tirane

2018-05-10 0

Në Prill, Kryeministri grek Alexis Tsipras do të vizitojë Tiranën. Vizita e lajmëruar më herët nga Tv Klan, është dakordësuar gjatë takimit që dy kryeministrat kanë zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e Kryeministrit, të lenë të kuptohet për një bashkëbisedim me tone miqësore, ndërsa në postimin e Kryeministrit Rama thuhet se është diskutuar për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh. Kryeministri shkruan se është folur për adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes se një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.

Objektivi i përbashkët sipas kreu të qeverisë është finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.

Ashtu si dhe pas 2 takimeve negociuese mes dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve, edhe pas takimit të kësaj të enjteje në Davos, palët janë treguar sërish hermetike sa i takon nxjerrjes se informacioneve. Veç personave të angazhuar në procesin e negocimit askush nuk di të thotë se deri në ç'pikë është arritur dakordësia, të paktën për 2 çështjet me interes kombëtar si ligji i luftës apo një marrëveshje e re për hapësirën detare.

E vetmi zhvillim pas takimit të parë të Kretës mes Ditmir Bushatit dhe Niko Koziasit është nisja e gërmimeve këtë fillim jave në Dragot të Tepelenës, për nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në atë territor gjatë luftës italo-greke në 1940. Eshtra për të cilat është rënë dakord të vendosen në dy varreza në Bularat dhe Këlcyrë.

Free Traffic Exchange