Lirimi i Durim Keçit, avokati: Kërkesa për të arrestim është zëvendësuar me njohje vendimi

2018-05-10 1

DURRES - Një ditë pas lirimit të Durim Keçit nga Gjykata e Durrësit, i dënuar në Itali me 8 vite e 9 muaj burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ka ardhur reagimi avokatit të tij mbrojtës, Ilia Ilia.

Durim Keçi në 22 janar la qelinë për t?iu rikthyer jetës normale, pasi Gjykata e Durrësit më datë 19 dhjetor vendosi të nxjerrë nga burgu të pandehurin me argumentin se ai e ka kryer dënimin në Itali për veprat që akuzohet.

Në tre janar vendimi mori formën e prerë. Ilia Ilia, avokati mbrojtës i Durim Keçit deklaloi se kërkesa e autoriteteve italiane për të arrestuar klientin e tij me qëllim ekstradimin është zëvendësuar me njohje vendimi. Sipas tij, në keto kushte gjykata bën njohjen e vendimit duke u bazuar në dispozitat ligjore për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë dhe kodit të procedurës penale shqiptare si dhe të kodit penal shqiptar.