Report TV - Berisha: Do të protestojmë dhe fitojmë kundër narko-republikës

2018-05-10 0

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit u bëri thirrje shqiptarëve të të gjitha moshave dhe shtresave që të bëhen pjesë e protestës së 27 janarin, e cila sipas tij do të jetë dita kur ?shqiptarët guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narkorepublikës që ndërtoi një klikë unike në botë pas asaj të Koresë së Veriut?.

?27 janari është një ftesë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë të kujtohen se bashkëmoshatarët e tyre, 10 për qind e të cilëve kanë vetëm 1 vakt se kjo lukuni vjedh çdo ditë dhe rrënon shqiptarët. Ndaj bashkohuni me prindërit tuaj për të protestuar në mbështetje të bashkëmoshatarëve tuaj. Kurrë më parë e ardhmja s?ka qenë më e komprometuar, se juve jeni viktimat më kryesore të këtij regjimi.