Ora News - ZGJIDHJA nuk do t’i bashkohet protestës së 27 janarit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia ZGJIDHJA deklaron se nuk do i bashkohet protestës së 27 janarit.

" Partitë e vjetra, veçanërisht PS dhe PD janë në bashkëpunim e marrëveshje me njëra-tjetrën, bëjnë sikur zihen e luftojnë, por në fakt mbajnë e alternojnë njëri-tjetrin në pushtet. Kërcënojnë se do i burgosin qeveritarët e korruptuar të palës tjetër, por sa vijnë në pushtet, sigurojnë njëri-tjetrin që të mos u hyjë gjemb në këmbë. Populli është përdorur, gënjyer, mashtruar, shtypur, vjedhur, pushuar nga puna, diskriminuar, ofenduar, lënduar, gjobitur, dënuar, rrahur e vrarë, varfëruar e shkelur dhe është detyruar të braktisë vendin dhe atdheun e vet. Këto parti janë pa demokraci e standarde, janë sh.p.k-të e kryetarëve të tyre, organizata kriminale që kanë rrënuar e shkatërruar plotësisht shtetin, ekonominë, arsimin, drejtësinë, shëndetësinë, mbrojtjen jokolektive, institucionet, zgjedhjet, liritë politike, ekonomike dhe njerëzore, pasuritë natyrore, peisazhin, mjedisin; gëzimin, vlerat dhe dinjitetin e popullit, besimin se ky vend bëhet, shpresën e njerëzve te e sotmja dhe e ardhmja e shtetit dhe e kombit tonë."

ZGJIDHJA tregon tre kushtet që i duhen për t'u bashkuar me PD-në në një front të gjerë opozitar. a plotësuar tri kushtet, nuk do ketë bashkëpunim me partitë e vjetra,

"ZGJIDHJA nuk do t?i bashkohet protestës së 27 janarit, mbështetësit e saj nuk do marrin pjesë në të. ZGJIDHJA ka tri kushte për t?u bashkuar me Partinë Demokratike në një front të gjerë opozitar kundër qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës:

1) PD të distancohet qartazi dhe haptazi nga të gjitha aktet e saj antikombëtare dhe antipopullore të kryera në të shkuarën e afërt kur qeverisi Shqipërinë.

2) PD të distancohet prerazi dhe përfundimisht nga çdo marrëveshje e fshehtë dhe pazar me Edi Ramën për të mbajtur peng zgjedhjet dhe për të mos lejuar demokratizimin e tyre. PD ta kushtëzojë pjesëmarrjen në parlament vetëm me kryerjen urgjente të reformës zgjedhore gjithëpërfshirëse, e cila duhet t?i çlirojë përfundimisht zgjedhjet shqiptare nga komisionerët e PD-së dhe të PS-së, të garantojë votim dhe numërim elektronik në qendrat e votimit dhe të gjitha standardet europiane të zgjedhjeve të lira. I vetmi vend në botë ku zgjedhjet administrohen nga dy parti dhe jo nga shteti, është Shqipëria. Reformën zgjedhore duhet ta udhëheqë prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/zgjidhja-nuk-do-ti-bashkohet-protestes-se-27-janarit

Free Traffic Exchange