http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike publikoi dy kontratat e inceneratorëve që do të ndërtohen në Fier dhe Tiranë e që sipas saj deri më sot ishin mbajtur sekret nga qeveria.
Opozita nënvizoi se kontratat nuk janë publikuar në Buletinin e Agjencisë se Prokurimeve Publike dhe as ne Fletoren Zyrtare. Por zbulimi i tyre nxjerr në pah sipas PD, shkelje flagrante të ligjit.
Kontrata për Fierin nuk ka të specifikuar vendin se ku do të ndërtohet, duke hyrë në histori si kontrata më antiligjore e firmosur ndonjëherë, sepse asnjë kontratë nuk mund të firmoset pa patur të përcaktuar truallin ku do të kryhet ndërtimi. Kontrata e inceneratorit të Fierit, me pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, është ndër kontratat më korruptive, sepse ajo nuk ka të specifikuar as teknologjinë, as firmën e inceneratorit, asgjë! Kontrata nuk e ka përcaktuar teknologjinë, sepse ajo është pjesa më e kushtueshme e një fabrike për djegien e plehrave. Sa më pak të kushtojë teknologjia, si këto që janë ndërtuar dhe po ndërtohen në Elbasan, Fier dhe Tiranë, aq më shumë helme do të nxjerrin në ajër nga djegia e plehrave!
Për Partine Demokratike, kontratat e fshehta tregojnë se pas këtyre inceneratorëve qëndron Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryeministri Rama.
Duke u përpjekur të akuzojë Lulzim Bashën, që kishte denoncuar aferën prej qindra milionë euro të inceneratorëve, Ministri i Financave deklaroi ? citoj: ?Projekti i Tiranës është ende larg konkretizimit dhe hëpërhë nuk mund të thuhet që është e sigurte që do të zbatohet? Që ky është një mashtrim i paskrupullt, këtë e tregojnë dy fakte: Së pari, nga dokumenti i zbuluar prej Partisë Demokratike faktohet se kontrata për inceneratorin e Tiranës është firmosur në fund të Gushtit 2017, pra 3 muaj përpara se Arben Ahmetaj të gënjente publikisht. Së dyti, ?për një projekt që nuk ishte e sigurt se do te zbatohej?, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka përfshirë në buxhetin e 2018-ës disa miliona euro si pagesa për inceneratorin e Tiranës, ku në ortakëri është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Opozita bëri të ditur se ditët e ardhshme do të japë më shumë detaje sesi
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, u kanë dhënë të drejtë inceneratorëve të djegin mbetjet pa i ndare ato, duke shkaktuar ndotje të lartë mjedisore dhe rrezik maksimal për shëndetin.
Sipas Selisë Blu, kjo dosje duhet të jetë prioritet për drejtësinë, por prokuroria hesht.