http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtrëngimi i duarve në Davos të Zvicrës mes Edi Ramës dhe Aleksis Cipras vulosi suksesin e negociatave maratonë mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura pa zgjidhje.
Palët janë shumë pranë hapjes së një faqeje të re të marrëveshjes së Partneritetit Strategjik. Për këtë është diskutuar në detaje në takimin mes dy kryeministrave që zgjati mbi një orë e ku ishin të pranishëm edhe ministrat e jashtëm Bushati e Kocias.
Biseda mes krerëve të dy qeverive u zhvillua në një atmosferë miqësore: ajo u përqendrua në marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama e Cipras theksuan progresin e bërë nga dialogu mes palëve, për zgjidhjen e çështjeve të mbartura nga e kaluara.
Zyrtarizimi i arritjeve pritet të bëhet në prill të këtij viti.
?Davos ? Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen! Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.?
Pak pas takimit, edhe kryeministri grek Cipras publikoi një foto të bisedimeve në twitter.
Për të mbërritur në këtë moment, ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, kanë zhvilluar dy raunde negociatash maratonë nëntorin e kaluar në Kretë dhe në Korçë pak ditë më parë.
Gjatë negociatave, palët kanë theksuar se është shënuar progres në dialog. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të Korçës, u deklarua se ?në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane?.
Megjithatë bisedimet mes palëve do të vijojnë, për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.
Çështjet kryesore të cilat kërkojnë zgjidhje lidhen me caktimin e kufirit detar, Ligjin e Luftës, që Greqia mban ende në fuqi me Shqipërinë, si dhe varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë.