http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të se enjtes në veri të Milanos nga ku katër persona humbën ndërsa 100 te tjerë u plagosen nga te cilët kater ne gjendje te rende. Bilanci sipas autoriteteve pritet te ndryshoje, sepse shumë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në vagonë.
Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga qyteti i Kremonës drejt Milanos doli nga shinat në zonën mes stacioneve Segrate e Pioltello.
Trupat e zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, policia e autoritetet lokale janë në vendngjarje, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e viktimave nga te cilat tre janë gra.
Treni i cili çdo ditë transportonte me qindra punonjës e studentë drejt vendeve të tyre të punës e të shkollimit, kishte 6 vagonë dhe në të udhëtonin rreth 250 persona.
Dëshmitarët thane se shpejtësia ishte normale dhe nuk kishin vënë re diçka që nuk shkonte gjatë udhëtimit. Prokuroria e Milanos ka nisur një proces hetimor, edhe pse provat e para flasin për një problem me binarët.