Herë pas here ëmbëlsirat janë të parezistueshme jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.
Sot në rubrikën ?Me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë?, blogerja Kristi Janku ndau me të gjithë një recetë të thjeshtë, kek me karrota.
Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire nevojiten këto përbërës:
-500 gram sheqer
-450 gram karrota të grira
-1 lugë gjelle kanellë
-340 gram miell
-1 lugë gjelle fryrës ëmbëlsirash
-1 lugë çaji sodë buke
-4 kokrra vezë
-vaj ulliri dhe vaj misri
Fillimisht në tasin ku keni vendosur sheqerin hidhni 1 lugë kanellë, i përzjejmë dhe shtojmë vezët, i miksojmë fillimisht këto tre përbërës dhe më pas shtojmë vajrat dhe vijojmë me miksimin. Dhe ndërkohë që rrahësi vijon miksimin shtojmë sodën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe në fund miellin. Pasi i kemi miksuar të gjitha bashkë shtojmë karrotat dhe pas përzierjes masa është gati për pjekje në temperaturë 150 gradë celsius.