Ora News - Ambasada gjermane dhuron pajisje për arkivat e sigurimit

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada gjermane mbështet Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke i dhuruar pajisje për procesin e dixhitalizimit dhe arkivimit të dosjeve të regjimit të kaluar. Ambasadorja gjermane tha se ky proces do të ndihmojë përshpejtimin dhe thjeshtimin e këtyre proceseve.

Ambasada gjermane dhuron pajisje elektronike për dixhitalizimin e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit.

Dy skanera per dokumente dhe mikrofilma, një lexues mikrofilmash si dhe 10 tabela, donacion i Ambasadës gjermane që do të ndihmojnë në dixhitalizimin dhe arkivimin e dosjeve të shtetit.

Sipas Ambasadores gjermane kontributi me ane të këtyre pajisjeve do ta ndihmonte Shqipërine që lidhja me arkivat e regjimit të shkuar të bëhej më e shpejtë dhe e thjeshtë.

Susanne Schutz: Ne dëshirojmë kësisoj të japim kontributin tonë që hapja e këtyre dosjeve për personat e prekur dhe të afërmit e tyre, por jo vetëm, edhe për hulumtuesit dhe publikun e interesuar të çohet më tej përpara. Përpunimi i tyre sikurse dhe lidhja dhe rrjedhëzimi me arkivat e tjerë të regjimit të shkuar të bëhet më e thjeshtë.

Drejtoresha e Autoritetit të Informimit,Genta Sula, shprehu mirënjohjen ndaj Ambasadës gjermane duke e konsideruar dhurimin e pajisjeve si një hap të rendesishem për ti shërbyer demokracisë dhe së vërtetës.

Genta Sula: Ne na nevojiteshin këta lexues për të njohur sa më mirë përmbajtjen e këtyre mikrofilmave, ndonëse dosjet në letër mund të jenë të ekspozuara gjithmonë ndaj rreziqeve, mikrofilmat janë gjithmonë një garanci, një kopje shtesë, burim shumë i vyer informacioni. Ndihma juaj është shumë e çmuar dhe ju falenderojmë pa fund.

Ambasadorja gjermane garantoi se Gjermania do të qendrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rivlerësimin objektiv të historisë.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ambasada-gjermane-dhuron-pajisje-arkivat-e-sigurimit