Report TV - Ja skema sesi 6 biznesmenët e arrestuar vodhën 9 mln $ nga TVSH

2018-05-10 3

Një ditë pas arrestimit të 6 biznesmenëve për shkak se kanë mashtruar me faturat e TVSH-së, zbardhen detaje të reja nga kjo skemë. Report TV mëson se 11 biznesmenë kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje.

Administratorët e këtyre biznesneve Dhimitraq Çelo -Shkelqim Hasani -Bujar Murataj -Ruzhdi Murataj -Indrit Sulaj dhe -Nevruz Lami, duke plotësuar këto fatura fiktive, mendohet se i kanë shkaktuar shtetit 9 milionë dollarë dëm.

Por si funksiononte kjo skemë?
Biznesmenët plotësonin fatura TVSH-je, sikur kishin kryer blerje të ndryshme me njëri-tjetrin, por në realitet nuk kishin bërë asnjë shkëmbim tregtar. Më faturat fiktive, ata i dorëzonin te Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin prej 20% të TVSH-së për çdo blerje që kishin kryer.