I ftuar në studion e ?Repolitix?, shpëtim Idrizi u shpreh se mandati i PDIU në Tiranë u mor, qoftë me Kod Zgjedhor, qoftë me vjedhje votash.
?PDIU nuk është në asnjë udhëkruq, ne na është marrë një mandat edhe me kod edhe me vjedhje votash. Ka pas një vëmendje të shtuar që mandati i PDIU në Tiranë të mos merret?, u shpreh Idrizi.
?Ne duhet të ishim shoqatë por u detyruam të ishim parti dhe po sillemi si parti e mirëfilltë, shë shpejti PDIU do të hyjë në një proces ristrukturimi dhe zgjedhjesh shumë shpejt?, tha kreu i PDIU.
Për sa i përket heqjes së mandatit të deputetit Aqif Rakipi, Idrizi u shpreh i habitur se pse ja hoqën mandatin, dhe se ishte deputeti i fundit çam në Parlamentin shqiptar.
?Më vjen keq që deputeti Rakipi, iu hoq mandati, i fundit deputet çam në parlament. Nuk di pse iu hoq mandati ishte e paqartë?, theksoi Idrizi.