Ora News - Shqipëri-Serbi bashkë në BE, Rama: Me presupozimin që të njohë Kosovën

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në forumin ekonomikë të Davos ku kryeministri Rama merr pjesë, i është përgjigjur interesit të medave serbe në lidhje me të ardhmen e vendeve në BE, vizitën e Presidentit të SHBA, dhe krijimin e gjykatës së kosovës. Pyetjes nësë Serbia mund të antarësohet më parë në BE sesa Shqipëria, kryeministri Rama është përgjigjur se gara është e shëndetëshme por Serbia është më përpara në këtë proces, me presupozimin e njohjes së Kosovës.

Rama: Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën.

Funksionimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, kryeministri Rama e quan proces të pakthyeshëm.

Rama: Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë.

Kryeministri Rama tha se fjalimi i kancelarës Merkel ishte inkurajuese dhe është e vetmja që mban gjallë Europën dhe parimet e Europës së bashkuar. Ndërsa për fjalën që pritet të mbaj presidenti SHB Trump, Rama u shpreh shpresëplotë se dhe Amerika do të vazhdojnë të luajë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentit serb, Alexandër Vucic. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur gjatë bisedës se mbështet idenë e vazhdimit të dialogut me Prishtinën, por u shpreh se nuk ka shumë shpresë se kjo çështje do të zgjidhet brenda vitit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-te-hyjme-bashke-ne-be-me-presupozimin-qe-serbia-te-njohe-kosoven