Drejt permirësimit Tinka Kurti

2018-05-10 0

Një ditë pasi iu drejtua spitalit për shkak të gjendjes jo të mirë, mjekët thonë se shëndeti i Artistes së Popullit Tinka Kurti është stabilizuar. Aktorja u shtrua të martën pasdite, për shkak se vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me inflamacione të mushkërive.

Mjekët që po kujdesen për aktoren thonë për klan plus se gjendja e saj po përmirësohet, edhe pse rezervohen të japin detaje të gjendjes aktuale të artistes së madhe.

Ylli i skenës është aktualisht pjesë e operas ?Carmen? të baritonit Gëzim Myshketa që vjen për pak ditë për publikun. Kur festoi ditëlindjen e 85të aktorja u shpreh se jetën e saj do ta vazhdojë në kinema.

Tinka Kurti është një nga gurët e themelit të kinemasë shqiptare me rolin e Tanës, në filmin e parë me metrazh të gjatë shqiptar të prodhuar 100% nga Kinostudio shqiptare në vitin 1958. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e vizitoi aktoren në spital dhe në një postim në Facebook shkruajti ?Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve në dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj.