Gjykata e Durrësit ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj të gjykatës së Xhenovës për Durim Keçin, i dënuar në Itali për ?shpërndarje, tregti të kokainës? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?. Ndryshe nga sa raportoi Partia Demokratike sot se Durim Keçi kishte mundur të rrëzonte ekstradimin e tij në Itali, ?Shqiptarja.com? mëson se autoritet Italiane nuk kanë pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e tij në Itali.
Pala Italiane ka kërkuar konvertimin e dënimit me 8 vite e 9 muaj burg të dhënë nga gjykata e Xhenovës për Durim Keçin, të arrestuar nga policia në 11 tetor të vitit 2017 me qëllim ekstradimi pas kërkesës së autoriteteve italiane. Por, në 17 nëntor, pra një muaj pas arrestimit, autoritetet italiane ndryshuan kërkesën për Keçin nga ekstradim në njohje të vendimit penal italian në Shqipëri. Fillimisht në Itali, Keçi ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg, ndërsa më pas përfitoi ulje për shkak të amnistisë, por edhe faktin se dënimi për trafik droge në Itali është i lehtë në Shqipëri duke shkuar në favor të Keçit konvertimi.