Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeprokurorja Arta Marku u ka kërkuar vartësve që reformën në drejtësi dhe vettingun ta shikojnë jo si ndëshkim, por si mundësi për dinjitet dhe reputacion për vete dhe për institucionin.
Ky mesazh është përcjellë nga drejtuesja e institucionit gjatë takimit me stafin ku ka prezantuar organikën e re të prokurorisë së përgjithshme.
Ky institucion tashmë do të ketë në përbërje gjashtë drejtori.
Në krye të drejtorisë së inspektimit është emëruar prokurori Sokol Stojani, i cili gjatë karrierës së tij në organin qendror të akuzës ka hetuar çështje me peshë si 21 janari, tragjedia e Gërdecit apo skandali I pasaportave.
Në strukturën e re prokurori Adnand Xholi ka marrë detyrën e titullarit të drejtorisë gjyqësore e cila më parë njihej si drejtoria e hetimit. Në drejtorinë e përgjimeve mbetet titullari i mëparshëm Thoma Jano i cili ka mbajtur këtë funksion edhe në kohën e Adriatik Llallës dhe Ina Ramës.
Ish-kandidati për kryeprokuror, Arqile Koça, i cili kandidoi në të njëjtën garë me Arta Markun, është konfirmuar në krye të drejtorisë së Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezantohet-struktura-e-re-e-prokurorise-ja-porosite-e-arta-markut