Report TV - Artisti Kosovar Erzen Shkololli nis punën në krye të Galerisë Kombëtare

2018-05-10 1

Erzen Shkololli, drejtori i ri i Galersië Kombëtare të Arteve në Tiranë ka nisur ditën e parë të punës. Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, ka bërë në orët e para të ditës prezantimin, duke e nisur më parë me falënderimin për kontributin 4-vjeçar të ish-drejtuesit të Galerisë Kombëtare, Artan Shabani.

?Në radhë të parë dua të falënderoj Artan Shabanin, drejtorin që ka drejtuar Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë këtyre viteve, ai mbylli një mandat të plotë ku la padyshim gjurmën e vet,? tha ministria Mirela Kumbaro.

Ndërkohë, ministrja Kumbaro ka shprehur vlerësimin e saj edhe për kreun e ri të Galerisë Kombëtare.

?Bashkë do të jemi për të realizuar një projekt nga e para duke filluar nga rehabilitimi i Galerisë Kombëtare të Arteve, puna në termat e referencës ka filluar. Tashmë, kemi filluar konsultimet për të shkuar drejtë një konkursi ndërkombëtarë për rehabilitimin fizik të Galerisë Kombëtare të Arteve, njësoj siç do të veprojmë me Muzeun Historik Kombëtar,? shpjegoi Kumbaro.

Free Traffic Exchange