Rudina/ Jasmina Tolaj flet per jeten mes familjes dhe profesionit (24.01.2018)

2018-05-10 1

Jasmina Tolaj është një mjeke që na vjen nga Prishtina, një obstetër gjinekologe, që gjatë karrierës së saj ka ndihmuar shumë gra të sjellin shendoshë e mirë në jetë foshnjet e tyre.
Ajo tregoi se është larguar me familjen e saj në Moskë kur ka qenë e vogël nga ku ka studiuar edhe për mjekësi. Tolaj tregoi se atje është njohur edhe me bashkëshortin e saj Ilirin i cili është po ashtu me profesion mjek.
?Që kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer të merrem me mjekësinë. Un kam qenë edhe në shkollën e muzikës, por mjekësia ishte dëshira ime e madhe. Kur mbarova shkollën e mesme vendosa të studioj mjekësi. Babai im u transferua me punë në Moskë dhe atje fillova edhe studimet. Atje gjithçka ishte tërheqëse. Fillova fillimisht gjuhën dhe më pas 6 vite studimë në mjekësi. Studimet atje ishin më lehta sepse kushtet ishin më të mira. Pasi përfundova studimet u ktheva në Prishtinë dhe fati deshi që të martohesha me Ilirin. Edhe bashkëshorti im është mjek dhe e kam patur mbështetje. Ne kemi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Unë dhe Vera nëna e Ritës kemi studiuar bashkë, më pas edhe ajo u martua dhe iku në Londër. Ne kemi vetëm 1 vit e 2 muaj diferencë dhe jemi shumë të lidhura. Unë jam njohur me Ilirin kur isha studente në Moskë. Kishin ardhur disa shoqe të miat në Moskë dhe i mora që ti shëtis dhe bashkë me ta ishte dhe Iliri. Më pas u takuam në Prishtinë dhe u dashuruam?, tha Tolaj.

Free Traffic Exchange