Ora News - Dhoma Amerikane: Informaliteti ende problem,vonesa në rimbursimin e TVSH

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksioni anti-informalitet duket se nuk po jep rezultatet e duhura . Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin se vijojnë të bëhen abuzime me pagesën e taksave nga disa subjekte gjë që po godet konkurrencën.

Alketa Uruçi: Disa anëtarë të Dhomës kanë evidentuar që disa konkurrentë të tyre vazhdojnë të sillen informalë në treg, pra nuk lëshojnë kuponë tatimorë. Nuk deklarojnë të ardhurat në tatime duke qenë se operojnë me individë që nuk janë të interesuar të marrin faturën tatimore dhe kjo prish konkurrencën e ndershme në treg.

Edhe pse ishin shprehur të kënaqur për disa kohë duket se rimbursimi i TVSH ka shfaqur sërish problem përderisa Dhoma Amerikane i është rikthyer sërish këtij problemi.

Uruçi: Çështja e dytë që anëtarët kanë ngritur ka lidhje me transparencën në procedurën e rimbursimit të TVSH-së dhe kjo lidhet me faktin që rimbursimi duhet të bëhet sipas afateve kohore kur është bërë kërkesa për rimbursim.

Shqetësimi është pranuar edhe nga drejtoria e doganave e cila tha se numri i madh I bizneseve që presin rimbursim ka krijuar ngarkesë në sistem.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhoma-amerikane-informaliteti-ende-problemvonesa-ne-rimbursimin-e-tvsh

Free Traffic Exchange