VLORE - Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me gomonen me kanabis të kapur gjatë natës së kaluar në Vlorë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se në gomonen e braktisur janë gjetur rreth 1.6 tonë kanabis. Po të njëjtat burime deklarojnë se mjeti lundrues dyshohet të ketë pasur defekt.
Gomonia ishte rreth 8 m e gjatë dhe është kapur disa milje larg ujërave ndërkufitare në Vlorë. Aksioni u krye nga D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, të cilat vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.Trafikantët e drogës arrijnë të largohen, pasi nxjerrin mjetin lundrues në breg, ndërkohë që policia vijon të krehë zonat përreth Vlorës për të rënë në gjurmët e tyre.