Aeroporti i Vlores, gati projektligji per negocimin e kontrates

2018-05-10 1

Qeveria ka miratuar projektligjin, i cili do të autorizojë një grup ndërinstitucional që të nisë negocimin e kontratës për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës me konsorciumin turk Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh dhe më modern se ai i Rinasit.

Po ashtu, qeveria po studion alternativa për të vënë në punë edhe Aeroportin e Kukësit dhe po mendohet projektimi i një tjetri në Sarandë.

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akernisë në afërsi të qytetit të Vlorës dhe vlera e investimit do të bëhet 100% me paratë e firmës private. Në total ndërtimi i tij do t?i kushtojë turqve 98 milion euro, të cilët do të kenë edhe menaxhimin e tij, ndërsa qeveria do t?i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës Partneritet Publik ? Privat.

Projektligji i qeverisë do të shkojë në Kuvend për të marrë autorizimin nga deputetët, ndërsa grupi i posaçëm që do të shqyrtojë anën teknike të propozimit dhe do të ndjekë hapat ligjorë për lidhjen e kontratës.

Pas heqjes së ekskluzivitetit të Aeroportit të Rinasit, ai i Vlorës do të jetë i dyti aeroport ndërkombëtar në territorin tonë. Vetë Kryeministri Edi Rama lajmëroi se kantieri planifikohet të hapet në Qershor.

Free Traffic Exchange