Report Tv - Meta: Të gjitha shtetet e rajonit aspirojnë BE-në, ndaj duhen projektet të përbashkëta

2018-05-10 0

I pranishëm në konferencën rajonale për ekonominë "E ardhmja e Ballkanit" te organizuar nga televizioni Scan ne Tirane, Presidenti Ilir Meta e vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, më konkretisht te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik.

"Strategjia më e zgjuar dhe afatgjatë do të ishte krijimi i sinergjisë mes vendeve tona për të hartuar një ?platformë të unifikuar të investimeve strategjike?, ku i gjithë rajoni të shikohej si një i vetëm për biznesin e korporatave multinacionale apo për projektet madhore me impakt rajonal. Projekti TAP, padyshim është një histori suksesi për të gjithë vendet e përfshira në të. Nga ana tjetër, në kontekstin e bashkëpunimit rajonal mbetet e domosdoshme të përmirësojmë strategjitë tona kombëtare për t?i dhënë rëndësinë e duhur:

Përfundimit në kohë të projekteve kryesore infrastrukturore rajonale duke përmirësuar interkonektivitetin për të rritur aksesin në tregje dhe ulur kostot e transportit. Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjitik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjitike të rajonit. Hartimit sa më parë të ?një pakete të përbashkët? projektesh strategjike për të gjithë rajonin.

Free Traffic Exchange