Eksperti për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një tjetër dokument, ku thuhet se kandidati për KLP nga radhët e avokatëve, Kozma Jano, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ku njihej me pseudonimin ?telefoni?.
Vetëm një ditë pasi PD publikoi akuzat ndaj kandidatëve për KLGJ e KLP, Bardhi sfidon nga studio e Report Tv kandidatët e dënuar apo spiunë, duke thënë se mund të shkojnë në gjykatë, nëse mendojnë se akuzat e PD janë shpifje.
Duke u ndalur te Jano, i cili pretendohet të ketë qenë ish-bashkëpunëtor, Bardhi publikoi dokumentin, ku thuhej se ai ishte përjashtuar dhe më parë nga një institucion, për shkak se ka qenë informator me pseudonimin ?telefoni?.