Ora News - Helmimi i nxënësve, flet drejtori: Nuk i ndalim dot të blejnë

2018-05-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm dy ditë pas helmimit të 5 nxënësve në një shkollë të Durrësit, kamera e Ora News në qytetin bregdetar sjell prova se tregtarët ambulantë vijojnë të shesin produkte ushqimore pranë institucioneve arsimore.

Koha e pushimit të madh, siç njihet në shkolla është orari ku ambulantët shfaqen pranë hekurave të rrethimit të institucioneve arsimore, duke u ofruar nxënësve produkte ushqimore të gatuara apo të ambalazhuara.

Drejtuesit e shkollave pranojnë fenomenin, por shprehen se janë të pafuqishëm për ti larguar, detyrë kjo e strukturave të tjera vendore apo institucioneve shtetërore që merren me sigurinë e ushqimit

Eduard Prenga: "Me datë 22 rreth orës 16:00, pesë nxënës të klasës së pestë kanë shfaqur shenja intoksikimi. Menjëherë nga mësuesit e drejtoria e shkollës janë lajmëruar prindërit dhe nxënësit janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal.

Pas mjekime janë dërguar në shtëpi në gjendje më të mirë shëndetsore. Tre prej tyre kanë qenë dje në shkollë në gjendje shumë të mirë shëndetsore dhe 2 të tjerë vazhdojnë kurimin në shtëpi. Përsa i takon shkaqeve të ngjarjes, Drejtoria e Shëndetit Publik është njoftuar dhe ka marrë kontakt me prindërit dhe nxënësit, ashtu edhe me drejtorinë e shkollës.

Po bëhen analizat e disa prej produkteve që kanë konsmuar nxënësit dhe jemi në pritje të rezultateve të analizave. Produktet shiten jashtë territorit të shkollës, nëpërmjet kangjellave dhe ne jemi të pafuqishëm për ti penguar.

Shkolla nuk lejon që nxënësit të dalin jashtë territorit të shkollës në pushimin e gjatë por nuk i pengojmë dot të blejnë nëpërmjet kangjellave. Është detyrë e organave të tjera që ta pengojnë. Ne kërkojmë ndihmën e tyre pasi edhe nëse këto shitës ambulantë mund të kenë licensë për të shitur ne vendin e përcaktuat, asnjë prej tyre nuk është licensuar për të shitur tek dera e shkollës."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/helmimi-i-nxenesve-flet-drejtori-nuk-i-ndalim-dot