http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa muaj pas shkëputjes së një masivi shkëmbor në fshatin Torovice të Lezhës, ku humbën jetën tre persona, situata është e njëjtë.
Në këtë zonë nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pasin situata mund të përsëritet duke shkaktuar viktima te tjera.
Në dhjetor vendi ku ndodhi tragjedia u inspektua edhe nga specialistet xheniere te ushtrisë. Në mungesë të kapaciteteve qe duhen për ndërhyrje te tilla, Bashkia e Lezhës kërkoi mbështetjen e forcave te armatosura, por ende nuk është gjendur një zgjidhje.
Pasditen e 7 tetorit, masivi shkëmbor goditi një makinë tip ?Land Rover?. Si pasoje mbeten viktima dy vëllezërit Valentin e Edmond Zefi 29 dhe 31 vjeç, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alda Zefi e cila ishte shtatzënë.