Report TV - Akuzohet se mbyti gruan e pronarin, gjykata arrest me burg për Fatjon Karmeshtën

2018-05-10 3

Personi që shihni në këto pamje është Fatjon Karmeshtna, babai i katër fëmijëve të mitur, i akuzuar për kryerjen e vrasjes së Suela Sulës më 18 prill 2016 në Shkodër, vrasje e cila sipas prokurorisë është urdhëruar nga Sadetin Sula, burri i Suelës.
Karmeshtna ishte punëtor i çifitit Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës. Për Fatjon Karmeshtën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve për këtë krim. Krim për të cilin në pranga është dhe Sadetin Sula, burri i viktimës Suela Sula.

Nga hetimet ka rezultuar se shkak i këtij krimi të urdhëruar nga Sadetin Sula ka qenë dyshimi i tij se bashkëshortja Suela e tradhtonte dhe në rast të një divorci ajo do t?i merrte gjysmën e pasurisë. Vetë Karmeshtna i akuzuar për këtë vrasje u pyet nga gjyqtari Klodian Kurushi nëse do të tregonte rrethana të krimit, por ai u shpreh se ndihej i tronditur psikologjikisht dhe në pamundësi për folur duke kërkuar kohë.