Basha nga Shkodra: Më 27 janar shqiptarët vendosin se koha e Edi Ramës ka marrë fund

2018-05-10 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte në Shkodër, në kuadër të takimeve të shumta për protestën e 27 janarit, ku u shprehu mirënjohjen shkodranëve për mikpritjen e veçantë, për mbështetjen që i japin atij dhe Partisë Demokratike, si dhe për kurajon për t?u ngritur kundër padrejtësive edhe në kohët më të vështira. Basha është i bindur se këtë mesazh shkodranët dhe shqiptarët do ta japin edhe të shtunën në sheshin e protestës.

?Qeveria e paligjshme nuk ka për t?i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t?i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t?i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t?i thonë se koha jote ka marrë fund!? - u shpreh Basha.