http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 dite para protestës, lideri i opozitës Basha ka shkuar ne Shkodër, nje prej zonave ku demokratet kane mbështetjen me te forte per t?u bere apel qytetareve ti bashkohen tubimit te 27 janarit.
Sipas Bashes arsyeja kryesore per te protestuar kundër kesaj qeverie është gjendja ekonomike, e cila është përkeqësuar gjate viteve te fundit.
?Qeveria e paligjshme nuk ka për t?i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t?i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t?i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t?i thonë se koha jote ka marrë fund!?
Basha ka shfrytëzuar edhe te dhënat e raportit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, sipas te cilit varfëria dhe pabarazia janë rritur gjatë 5 viteve të fundit, si rezultat i korrupsionit
?Këto konstatime, tregojnë hendekun në rritje midis shumicës dërrmuese të njerëzve dhe një pakice oligarkësh, klientë të Ramës që vetëm flasin, vjedhin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve. Nuk janë socialistë, nuk janë të majtë, janë një klub pasanikësh, hajdutë, plaçkitës dhe grabitës. Kusarë pra, që nuk janë pasuruar me djersën e ballit. por me varfërinë e popullit dhe blerjen e votave.?
Protestës sipas liderit demokrat, duhet t?i bashkohen te gjithë shqiptaret pavarësisht bindjeve politike.
?Ndaj unë i ftoj të gjithë pa përjashtim, të gjithë edhe shpresëhumburit, edhe socialistët e ndershëm që ndjehen të turpëruar nga kjo bandë. Ejani t?ia dalim sepse bashkë të gjithë do t?ia dalim. Ejani të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet. Sepse Shqipëria do të bëhet! Ejani ta bëjmë! Së bashku do ta bëjmë!?
Protestës se 27 janarit do ti bashkohet edhe nje prej kritikeve me te ashpër te Bashes, Besnik Mustafaj. Gjate asamblesë se republikaneve Mustafaj ka deklaruar se pavarësisht vërejtjeve qe ka per Bashen, do te jete ne shesh mesditën e se shtunës.