Debat për sigurinë publike në Komision - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Komisionin e Sigurisë pritej të diskutohej ligji për masat shtesë të sigurisë publike ose të ashtuquajturin ligj të kamerave të sigurisë, por për opozitën policia nuk mund të flasë për këtë temë, në një kohë që vendi është mbytur nga krimet.
Për deputetin e mazhorancës Paulin Sterkaj, kritikat janë gjithnjë me vend, por policia ka nevojë dhe për inkurajim.
Në seancën e kësaj të mërkure, për të raportuar për ligjin ishte drejtori për rendin dhe sigurinë publike Altin Qato, por sipas opozitës ishte lajmëruar drejtori i përgjithshëm i përkohshëm Rebani Jaupi. Edhe në këtë rast mungesa e tij u bë shkak për debate.Ligji për masat shtesë të sigurisë parashikon vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë për një kategori institucionesh dhe biznesesh të cilat ndihmojnë në zbardhjen e krimeve. Veç kësaj, vendoset dhe ruajtja e pamjeve për një afat kohor deri në dy muaj, por që sipas komisionit, do të rishikohet.