Ndryshimet me ritme shumë të shpejta të teknologjisë sjellin sfida të reja për njerzimin. Një prej këtyre sfidave që ka hapur një debat të madh dy dekadat e fundit ka të bëjë me rrezatimet e paisjeve të telekomunikacionit. Ekspozimin më të madh ne e kemi në fakt ndaj aparatëve celular dhe antenave të operatorëve celular. Por realisht sa të rrezikuar jemi ne ndaj këtyre paisjeve? Sa e demton shëndetin tonë rrezatimi i tyre? Përgjigjen zyrtare e jep Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, një institucion që ekziston në vendin tonë prej disa vitesh tashmë dhe ka një rol të rëndësishëm në këtë fushë.
http://top-channel.tv/programe/neshtepinetone/