Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Elbasani rezulton një prej qyteteve ku ligji për ndalimin e duhanit në ambientet publike po zbatohet me efektivitet.
Të paktën, këtë tregojnë inspektimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetëor gjatë të cilave nuk është gjetur asnjë subjekt me shkelje
Areti Beruka: "Nuk është marrë asnjë masë administrative. Kjo tregon që në këtë periudhë në qytetin e Elbasanit ligji zbatohet 100%."
Me paralajmërimin zero tolerancë kush shkel ligjin në të gjithë vendit vijojnë aksionet antiduhan.
Areti Beruka: "Në rast se do të kemi shkelje të legjislacionit që do të thotë mbi 50% të atij ambienti i hapur do të penalizohen dhe jo vetëm subjektet. Ju bëjmë me dije se do të penalizohen edhe individët."
Në Fier nga 5 janari e në vijim janë kryer 845 inspektime dhe janë marrë 5 masa admininstrave ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje.
Eglantina Hyka: "Inspektimet janë përqëndruar gjatë orëvë të ndryshme të ditës, gjatë mbasdites e mbrëmjes dhe sigurisht në fundjavë."
Sipas ligjit Subjeket që kanë rezultuar shkelëse të ligjit kanë marrë gjobë prej 300.000 lekësh të rinj. Ndërkohë Inspektoriati Shëndetësor ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve në këtë nismë, për të denoncuar çdo formë abuzimi
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ligji-antiduhan-ne-elbasan-nuk-evidentohet-asnje-shkelje