Ora News - Gurët që rrezikojnë jetë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrëshqitjet e gurëve nga mali i Torovicës mbeten një kërcënim serioz edhe tre muaj pas tragjedisë me 3 viktima të tre muajve më parë. Edhe pse pas ngjarjes së rëndë u rekomanduan ndërhyrje emergjente, asnjë nuk ka ndryshuar.

Tre muaj pas tragjedisë më tre viktima nga rrëshqitja e gurëve në Torovicë të Lezhës, rreziku mbetet prezent.

Shkëmbinj të tjerë rrezikojnë të bien, ndërsa asnjë masë nuk është marrë pavarësisht rekomandimeve për ndërhyrje emergjente për të shmangur rrezikun e aksidenteve të tilla.

Banorët e Torovicës thonë se jetojnë me frikë, pasi shkëmbinjtë janë një kërcënim serioz për zonën e banuar.

Banor: "Ka shumë gurë që rrezikojnë të bien, nuk kanë marrë asnjë masë."

Në mungesë të kapaciteve që realizojnë ndërhyrje të tilla, Bashkia e Lezhës kërkoi mbështetjen e tyre, ndërsa ka vënë në dispozicion mjete dhe fuqi punëtore dhe presin ndihmën e ushtrisë.

Fran Frrokaj: "Bashkia nuk është e specializuar për ndërhyrje të tilla.Por Bashkia ka kapacitetet dhe mundësitë për të qenë përkrah instituticioneve me mjetet që disponojmë."

Ende nuk ka asnjë plan si do të veprohet në zonë, ndërkohë që gurët vijojnë të shkëputen duke rrezikuar tragjedi të tjera.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/guret-qe-rrezikojne-jete