Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një drejtues automjeti ka shpëtuar për mrekulli teksa mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në eeugën nacionale Berat- Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.
Makina tip 'Ford' qe udhetonte me shpejtesi doli nga rruga dhe pasi ka bere dy saltro eshte perplasur ne ane te saj.
Drejtuesi i mjetit Agron Demaj, ka shpëtuar për mrekulli dhe u dërgua drejt spitalit te qytetit.
30 vjeçari qe udhetonte i vetem me mjetin e tij me targa AA 973 HN, banor i fshatit Sqepur, po shkonte per punet e perditshme në momentin qe mjeti doli nga rruga.
Në vendin e ngjarjes mbërritën me pas eksperte te qarkullimit rrugor, qe nisen hetimet e para per te mesuar shkaqet e ketij aksidenti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makina-ben-saltro-dhe-permbyset-shpeton-mrekullisht-drejtuesi